Humb jetën specialistja e Shëndetit Publik

0

Covid-19 i merr jetën specialistes së promocionit të Shëndetit Publik në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës Mimoza Zoraqi. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale. Manastirliu thotë Zoraqi ishte një zonjë e mrekullueshme që rrezatonte mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.
“Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës. Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.
Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!”, shkruan Manastirliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu