Komiteti Teknik jep propozimin : Nxënësit të kthehen në shkolla

0

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha sot se ka një rritje të lehtë të infektimeve me Covid, dhe të shtrimeve spitalore, ndërsa u lanë në fuqi masat e marra më herët, përfshirë ndalimin e qarkullimit pas orës 22:00 të mbrëmjes, dhe karatinën e detyrueshme për emigrantët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia.

Nga ana tjetër Rakacolli tha se shkollat do të jenë të hapura në të gjithë vendin, duke respektuar masat që janë thënë më herët nga ana e ministrisë.

“Siç shihet nga këto shifra të sapo thëna, Komiteti arrin në konkluzionin që situata është e qëndrueshme por kemi parasysh një tendencë të lehtë të rritjes. Të shpresojmë që kjo situatë nuk do vazhdojë të rëndohet. Vaksinimi më popullatë ka ecur me ritme të mira. Një pjesë e mirë e arsimtarëve kanë bërë dozën e parë. Mund të themi që jemi nga vendet e para sa i përket ritmit të vaksinimit në Ballkan duke lënë prapa edhe Kroacinë. Duke parë këtë situatë, Komiteti mendon të propozojë që procesi arsimor para-universitar të kalojë në prezencë në klasë me protokolle. Beteja me COVID vazhdon. Duhet të vazhdojmë mbajtjen e maskës dhe distancimin fizik sepse vetëm kështu do mundim që të kemi një kontroll të mirë mbi pandeminë duke arritur përmirësim të ekonomisë”, shprehet Rakacolli.

Vijon…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu