Kompania e njohur e makinave Volvo tërheq nga tregu mbi 100 mijë makina!

0

Volvo së fundmi ka tërhequr nga tregu mbi 100 mijë makina. Arsyeja për këtë është një problem i mundshëm me softuerin në modulin e kontrollit të frenave, siç shpjegohet nga zëdhënësi i prodhuesit suedez. Disa versione të XC40, C40, S60, V60, V60 Cross Country, XC60, S90, S90L, V90, V90 Cross Country dhe XC90 kërkojnë shërbim urgjente. Shumica e makinave të prekura nga ky problem janë të vitit 2022 (viti i modelit 2023), thuhet në deklaratë.

Në raste të rralla, një problem me softuerin mund të shkaktojë humbjen e funksionit të ndihmës elektronike të frenimit gjatë drejtimit. Sipas prodhuesit, edhe atëherë mund të frenoni. Pronarët e automjeteve të prekura duhet të shkojnë në një qendër shërbimi të autorizuar sapo të marrin letrën e tërheqjes. Kostot e shërbimit përballohen nga prodhuesi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu