Një aksident ndodhi Aksident i rëndë në autostradën Elbasan-Peqin, Benzi përplaset me Fuoristradën, 3 shtetas të plagosur rëndë.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mbrëmjes në hyrje të qytetit të Peqinit. Në aksident janë përfshirë një automjet i tipit ‘Mercedes-Benz’ dhe një Furistradë ‘Hyundai’.
Si pasojë e përplasjes, tre shtetas kanë marrë plagë të ndryshme në trup dhe janë transportuar për në spitalin e Elbasanit. Mes tyre është edhe një grua.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe një grup hetimor.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Po punohet për zbardhjen e rrethanave.
Peqin/ Informacion paraprak
Në askin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip ” Benz”, me drejtuese shtetasen K.R., 35 vjeçe, është përplasur me mjetin tim “Honda”, me drejtues shtetasin I.Y., 45 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja J.R., pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.