Konflikt mes dy personave, largohet nga vendngjarja njëri prej tyre, tjetri përfundon në komisiariat

0

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:10, në rrugën e Kavajës në kryeqytet ka ndodhur një konflikt mes shtetasit R. L dhe shtetasit A. M, shkruan InfoWebTV.

Shtetasi R.L është larguar nga vendngjarja me një automjet duke i shpëtuar efektivëve të policisë, ndërsa shtetasi A. M është shoqëruar në Komisiariat.

Policia është vënë në kërkim për shtetasin R. L në mënyrë që të zbulohet shkaku i konfliktit.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu