LEZHË- Një konflikt çasti është regjistruar mbrëmjen e somte mes dy fqinjëve në fshatin Torovicë në Lezhë. Mësohet se sherri ka degraduar në përleshje dhe përdorim të sendeve të forta.
Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur një prej tyre. Sipas informacioneve të para, i plagosuri është transportuar në spitalin e Lezhës. I plagosuri ka marrë disa lëndime në trup dhe po i jepet ndihma e nevojshme. Ende nuk dihet arsyeja se përse ky konflikt agravoi deri në të plagosur.