Konflikt mes komshinjve/ ‘Kërcet’ arma në Elbasan

0

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit.

Mësohet se dy komshinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës.

Shtetasi me iniciale H.Y. ka marrë pushkën e gjahut dhe ka dashur të qëllojë drejt komshiut të tij.

Ndërhyrja në kohë e forcave “Shqiponja” ka parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes dhe një vrasje të mundshme.

Blutë mësohet se kanë shoqëruar dy komshinjtë në komisariat, ndërsa pritet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu