Konflikt për stallën e derrave: Vritet 41-vjeçari, në pranga autori i dyshuar

0

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Berat. Paraprakisht dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive të dobëta.

44-vjeçari V. P., banues në Kuçovë dyshohet t’i ketë marrë jetën 41-vjeçarit A. G., me një armë zjarri kallashnikov. 44-vjeçari e ka kryer vrasjen në oborrin e një lokali, në liqenin e fshatit Goraj ndërsa raportohet se autori i dyshuar dhe viktima kishin debate të vazhdueshme.

Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes është vënë në pranga nga policia. Policia në Berat ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip furgon me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

Autori i kishte marrë me qira një stallë derrash 41-vjeçarit dhe kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me të me të pasi pretendonte se qiramarrësi e shante dhe ofendonte përditë.

Po hetohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu