Konflikte brenda familjes? Detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës/ Babai që mori peng fëmijët dyshohet se ishte nën efektin e drogës, gruaja u largua jashtë vendit

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin këtë mëngjes, ku një baba kishte marrë peng dy fëmijët e tij në një shtëpi me qira.

Kur forcat RENEA shkuan për të shpëtuar fëmijët e mitur, ai qëlloi drejt tyre me kallashnikov. Pas disa orës negociata, RENEA dhe policia arritën të nxirrnin fëmijët nga shtëpia, ndërsa babai 40-vjeçar Aleks Marku u vu nën prangat e policisë.

Paraprakisht dyshohet se ky akt është kryer pasi ka qenë nën efektin e drogës dhe po hetohen të gjithë elementet e deritanishme për të zbardhur motivin e marrjes peng të fëmijëve të tij të mitur dhe kundërpërgjigjes me armë ndaj policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu