(VIDEO)Konkurenti i ‘Për’Puthen’ shfaqet në rrjetet sociale duke u puthur me Fjorentinën e BB

0

Vetëm tre javë më parë, emisionit “Për’puthen” iu shtua një konkurrent i ri, Edi Ramhoxha.

Megjithëse mori vëmendje në studio dhe së fundmi u bë pjesë e një debati të ashpër me Melisën, duket se Edi s’ka dashur ta vazhdojë më gjatë eksperiencën e tij.

Së fundmi, ai është parë në shoqërinë e Fjorentina Halilit, ish-banore e “Big Brother Albania”.

Ka qenë miku i tyre i përbashkët, menaxheri i vip-ave Xhani Demika ai që i ka nxjerrë zbuluar, duke publikuar video të çiftit në momente intime.

Ata kanë darkuar në një ambient privat dhe konsumonin verë teksa shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Tani që keni mbaruar programin të dy, lejoheni të dilni nëpër video.”- shprehet Xhani teksa ngacmon çiftin e ri.

Në një moment, ata shfaqen duke shkëmbyer edhe puthje romantike në buzë e duke ‘vulosur’ kështu marrëdhënien e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu