Konstituohet Këshilli Bashkiak i Elbasanit: Gledian Llatja betohet mes debatesh për mandatin e dytë

0

 

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja u betua këtë të hënë para Këshillit Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 14 majit, se do të vijojë intensivisht punën për tranformimin e Elbasanit.

E ndonëse në fjalën e tij Z. Llatja e vuri theksin te bashkëpunimi me forcat e tjera politike në të mirë të qytetit, nuk mungoi përplasja e parë më këshilltarin e koalicionit “Bashkë fitojmë” Blendi Himçi , i cili e konsideroi mandatin e tij të jashtigjshëm sikundër i pari . Por kjo ndërhyrje e Z. Himçi solli debat mes këshilltarëve të tjerë, ku me tone të larta kryetarja e PS Ermira Urupi kërkoi ti hiqej fjala.

Në përfundim të takimit Z. Himçi u shpreh i keqardhur që iu pre fjala dhe se takimi i sotëm në konstituimin e këshillit bashkiak vërtetoi marrëveshjen Rama- Basha.

Sakaq për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Këshillit Bashkiak Partia Demokratine zyrtare bashkoi votat me Partinë Socialiste . Me shumicë votash Lufti Lala do të jetë kryetari i Këshillit Bashkiak për katër vitet e ardhshme në Elbasan, ndërsa nënkryetar u zgjodhën Enrieta Ferra nga Partia Socialiste dhe Zamir Muzhaqi nga Pd Zyrtare, duke i hequr mundësinë koalicionit “Bashkë Fitojmë” të përfaqësohej në këtë post. Në konstituimin e Këshilli Bashkiak në Elbasan , u vu re mungesa e Drejtuesit Politik të Qarkut Damian Gjiknuri dhe deputetët e opozitës ,Flutura Acka, Gazment Bardhi dhe Zheni Gjergji.

Infoweb Media!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu