Konsumoi aksidentalisht metadon, ndërron jetë në spital e mitura nga Saranda

0

Ndërron jetë në spitalin e Tiranës, vajza 1 vjeç e gjysmë, e cila konsumoi metadon aksidentalisht dhe u dërgua nga Saranda në kryeqytet.

E mitura ndërroi jetë sot në orët e para të mëngjesit.

Ajo u nis të dielën me helikopter nga Spitali i Sarandës, pasi kishte marrë ndihmën e parë.

Fëmija dyshohet se kishte konsumuar metadon në një banesë në Delvine.

Metadoni ishte lënë mbi tavolinë nga daja i saj, i cili dyshohet se ishte përdorues lëndësh narkotike.

Vajza e mitur ishte fëmija i një shtetasi italian dhe nënën e kishte nga Delvina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu