Spitali Rajonal Memorial Fier, shembulli i shkëlqyer suksesi!

0

“Spitali Rajonal Memorial Fier do t’i shërbejë të gjithë pacientëve të rajonit të Jugut; qarqeve Fier, Vlorë e Gjirokastër. Spitali është i pajisur me pajisje mjekësore të teknologjisë së fundit. Ekipi i Spitalit Rajonal Memorial Fier përbëhet nga mjekë të specializuar nga Turqia dhe Shqipëria” .

Ky është përshkrimi në faqen zyrtare të Spitalit Rajonal Memorial Fier.

Dhe përshtypjet e pacientëve janë të shkëlqyera!

Në Spitalin Rajonal Memorial Fier do të gjeni një ekip menaxhues, administrativ, mjekësor, infermieror dhe teknik, të gjithë profesionist në fushat e tyre përkatëse. Një ekip i përbërë nga bashkëpunimi i ngushtë turko-shqiptar.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, u ndërtua në një kohë rekord brenda 68 ditëve si një investim i Republikës së Turqisë, dhe ofron shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut; Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.


Spitali u inaugurua, më 21 prill 20021. Një bast i humbur me presidentin Erdogan, e ka quajtur kryeministri Edi Rama, pasi tha se nuk i besoi fillimisht se ky spital do të përfundonte brenda 3 muajsh.

Në një lidhje direkte nga Turqia, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha se spitali i ri është një simbol i miqësisë pa interes mes dy vendeve

Spitali Memorial është tashmë një pikë reference e shërbimit shëndetësor në Shqipëri. 56 mjekë, infermier të specializuar dhe staf menaxherial nga Turqia punojnë, si një ekip i vetëm me 342 personel Shqiptar. Spitali Memorial Rajonal Fier është spitali parë ku do të implementohet autonomia spitalore, një mënyrë e re e menaxhimit spitalor.

Por, pse ju duhet të zgjidhni Spitalin Rajonal Memorial Fier?

Sipas Drejtoreshës së Përgjithshme të Spitalit, Rudina Degjoni, janë katër arsye themelore:

Teknologji Moderne
Spitali Rajonal Memorial Fier ka pajisjet më moderne dhe bashkëkohore.

Mjekë të Specializuar
Spitali Rajonal Memorial Fier përbëhet nga mjekë të specializuar Turqë dhe Shqiptarë.

Staf i kualifikuar
Spitali Rajonal Memorial Fier përbëhet nga një staf të kualifikuar për të shërbyer pacientët.

Infrastrukturë bashkëkohore
Spitali Rajonal Memorial Fier ka një infrastrukturë moderne për të shërbyer nevojat e pacientëve.

“Ndërtimi i një spitali të avancuar është gjithmonë unik, kompleks dhe sfidues. Një qasje e re me një standard të ri, me objektiva të qarta, të mirëpërcaktuara, me metoda të shëndetshme ka mundësuar që Spitali “Memorial” Fier, të sigurojë ofrimin e shërbimeve të qëndrueshme, cilësore dhe efikase. Projektimi, investimi dhe organizimi i Spitalit Rajonal “Memorial” Fier është vërtet inovativ, modern dhe i përshtatshëm për qëllimin e tij, për ofrimin me standard dhe cilësi të shërbimit spitalor duke bërë kështu diferencimin në shërbimin publik spitalor”, thotë Degjoni.

Kryeministri Edi Rama i ka ndjekur nga afër gjithë procesin e ndërtimit të spitalit, duke shpërndarë në vazhdimësi video dhe foto në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale: Facebook, Instagram dhe Twitter.

Kryeministri Rama i ka akorduar në emër të Qeverisë, Certifikatën “Mirënjohjen e Veçantë”.

19 departamente funksionojnë në Spitalin Memorial: Endokrinologjia, Mjekësi Interne, Neurologjia, Imazheria e Avancuar, Kardiologjia, Ortopedia – Traumatologjia, Kirurgjia e Pergjithshme, Anestezi – Reanimacion, Radiologjia, Laboratori, Urologjia, Urgjenca Kirurgjikale, Hemodinamika, Sëmundje Infektive, Pneumologjia, Neurokirurgjia, Kirurgjia Torakale, Kirurgjia Vaskulare dhe Okulistika.

“Spitali “Memorial” Fier është një spital i ri që po sjell një ndryshim hap pas hapi në rajonin e jugut nëpërmjet ofrimit të kujdesit shëndetësor dhe të rezultateve cilësore që ai ka, për popullatën e rajonit të jugut.

Termi “peizazh i shërbimit të kulturuar” në spital, tashmë i referohet elementëve që përbëjnë mjedisin e shërbimit në Spitalin “Memorial” Fier. Këto përfshijnë infrastrukturën e spitalit, parkimin, sinjalistikën, ambjentin e brendshëm, pajisjet moderne dhe të fjalës së fundit, teknologjinë, dhe shumë më tepër bashkëpunimit midis ekipit turk dhe shqiptar.

Pajisjet dhe teknologjia e përdorur u ka ofruar pacientëve të jugu, përvoja shëndetësore që kanë mbetur në memorien e tyre si një shërbim cilësor, në kohë dhe që ka adresuar nevojat e tyre shëndetësore”, thekson ajo.

Më 17 qershor 2022, Spitali Rajonal Memorial Fier e festoi kështu 1-vjetorin e funksionimit të tij. Në ngjarjen e bukur morën pjesë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ambasadori i Turqisë, Murat Ahmet Yörük.

“Dua të falënderoj presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrin Edi Rama të cilët në bazë të diplomacisë së tyre bënë të mundur ndërtimin e një strukture të tillë”, tha ambasadori turk.

Tashmë, kur Spitali ka festuar edhe 2-vjetorin, e gjen atë me shërbim edhe më të konsoliduar.

“Mbi 80 mijë qytetarë kanë përfituar rreth 400 mijë shërbime shëndetësore cilësore. Puna në Spitalin “Memorial” Fier, nisi duke planifikuar vizionin e tij, duke përcaktuar objektivat dhe shërbimet, duke identifikuar nevojat e popullatës së jugut si dhe duke konceptuar hapjen e shërbimeve të reja në rajonin e jugut.

Tashmë, sfida kryesore për spitalin tonë është ofrimi i shërbimeve të integruara shëndetësore. Këto shërbime, janë komplekse, duke përfshirë hartimin dhe koordinimin e elementeve të ndërvarura, shpesh nëpër “korniza të ndryshme të menaxhimit spitalor” dhe të koordinimit të proçeseve me qëllim për të ofruar vizionin dhe realizuar objektivat ashtu siç është projektuar. Shpesh lind pyetja, se çfarë e bën një spital të ri të suksesshëm; Përgjigja është e thjeshtë! Është të jesh në kohë, në cilësi, në mirëmenaxhim të buxhetit dhe të ofrosh shërbime të qëndrueshme me cilësi dhe standard”, shton Drejtoresha e Përgjithshme e Spitalit.

Më 10 mars 2023, Spitali Memorial Rajonal Fier është spitali i parë publik që përfiton Kartën e Autonomisë Menaxheriale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka dorëzuar Spitalit Memorial Kartën e Autonomisë Menaxheriale.

“Mbi 80 mijë qytetarë kanë përfituar rreth 400 mijë shërbime shëndetësore cilësore. Puna në Spitalin “Memorial” Fier, nisi duke planifikuar vizionin e tij, duke përcaktuar objektivat dhe shërbimet, duke identifikuar nevojat e popullatës së jugut si dhe duke konceptuar hapjen e shërbimeve të reja në rajonin e jugut.

Tashmë, sfida kryesore për spitalin tonë është ofrimi i shërbimeve të integruara shëndetësore. Këto shërbime, janë komplekse, duke përfshirë hartimin dhe koordinimin e elementeve të ndërvarura, shpesh nëpër “korniza të ndryshme të menaxhimit spitalor” dhe të koordinimit të proçeseve me qëllim për të ofruar vizionin dhe realizuar objektivat ashtu siç është projektuar. Shpesh lind pyetja, se çfarë e bën një spital të ri të suksesshëm; Përgjigja është e thjeshtë! Është të jesh në kohë, në cilësi, në mirëmenaxhim të buxhetit dhe të ofrosh shërbime të qëndrueshme me cilësi dhe standard”, tha Degjoni.

Edhe ambasadori aktual i Turqisë, Tayyar Kagan Atay, vlerësoi shërbimin cilësor të Spitalit Memorial gjatë vizitës së tij, më 29 korrik 2023.

Spitali Memorial Rajonal Fier vazhdon me sukses misionin e tij…

… për të qenë të lumtur!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu