RROGOZHINA- Policia ka zhvilluar ditën e sotme një kontroll blic në burgun e Rrogozhinës, ku ka sekuestruar dy telefona celularë. Kontrollet janë zhvilluar në ambientet e përbashkëta, ambientet e brendshme, si dhe në fushat e ajrimit.
Gjatë kontrollit, në brezin e butë në drejtim të Godinës nr. 1, janë konstatuar të hedhur në tokë 2 aparate celularë, pa autor të identifikuar. Sendet e ndaluara janë sekuestruar, ndërsa po punohet për gjetjen e autorit të tyre.
Njoftimi
Kontroll blic në IEVP Rrogozhinë
Ditën e sotme, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi, dhe nën drejtimin e drejtuesit të institucionit, Shefit të Policisë dhe Grupit të Sigurisë, është ushtruar kontroll i befasishëm për sende të ndaluara në IEVP Rrogozhinë. Kontrollet janë zhvilluar në ambientet e përbashkëta, ambientet e brendshme, si dhe në fushat e ajrimit.
Gjatë kontrollit, në brezin e butë në drejtim të Godinës nr. 1, janë konstatuar të hedhur në tokë 2 aparate celularë, pa autor të identifikuar. Sendet e ndaluara janë sekuestruar dhe janë njoftuar menjëherë strukturat e SHKBB-së për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale./





