Korça “mbulohet” nga bora në pranverë, nuk paraqiten probleme në akset rrugore

0

Edhe pse kemi hyrë në stinën e pranverës, Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Në rrugën e Dardhës, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 cm ndërsa në aksin rrugor Korçë-Ersekë, konkretisht në Qafën e Qarrit reshjet kanë arritur deri në 7 cm.

Pastrimi i rrugëve është bërë i mundur nëpërmjet borëpastruesve dhe kriposjes dhe nuk paraqiten probleme.

Njoftimi:

Në Qarkun Korçë gjatë natës ka patur rreshje shiu/dëbore me intesitet deri mesatar .
Temperaturat në vlerat -2 gradë deri +1 gradë.
Në rrugën e Dardhës rreshje dëbore ,km 5 – km14. trashësia e dëborës nga 5 cm -10 cm.
Në segmetin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korçë-Ersekë, rreshje dëbore trashesia 3cm – 7cm
Në rrugën Korçë-Voskopojë rreshje shiu/dëbore e shkrirë.
U punua me mjete B.Pastruese për pastrim dhe kriposje.
Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme dimërore në rrugë.
Moti është i vrenjtur me parashikime për rreshje.
Kontraktoret janë në gadishmëri për Mirëmbajtje Dimërore dhe për Mirëmbajtje Emergjente.
Sektori M Rruga Korçë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu