Koronavirusi i merr jetën 64-vjeçares nga Elbasani

0

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër pacienti në Shqipëri.

Siç raporton abcnews.al një 64-vjeçare ndërroi jetë në repartin Infektiv të spitalit të Elbasanit.

Gruaja nga Bradasheshi ishte me koronavirus dhe mjekohej prej katër ditësh në kushte shtëpie.

Asaj i kishte dalë tamponi dhe skaneri pozitiv, ndërsa dyshohet se u infektua nga bashkëshorti, i cili gjendet i karantinuar në shtëpi.

Por, rëndimi i situatës ka detyruar familjarët që ta nisin për në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.

64-vjeçarja është pacientja e 317 që humb jetën nga koronavirusi që prej shfaqjes së pandemisë në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu