Koronavirusi i merr jetën infermieres në Tiranë, reagojnë kolegët

0

Një numër i madh mjekësh dhe infermierësh kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit që prej fillimit të pandemisë.

Një ditë më parë u njoftua se ndërroi jetë infermieri nga Mati, Nerim Maçi, ndërsa sot është shuar një tjetër prej tyre.

Shoqata e Infermierëve raporton se gjatë ditës së sotme ndërroi jetë prej koronavirusit infermierja Lindita Peshku, e cila punonte në Poliklinikën nr.1 në Tiranë.

“Bluzat e bardha po përballen çdo ditë me virusin dhe po humbasin jetë .Po dje u shua një infermiere e poliklinikës Nr1 e konsultorit të fëmijës .Lindita Peshku Qofsh e xhenetit shoqja jonë dhe shpirti jot u prehtë në paqe”, shkruan shoqata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu