Rritet numri i të infektuarve me Covid në Vlorë, mes të konfirmuarve mësues dhe punonjës fasonerie

0

Një ditë më parë në Vlorë janë konfirmuar të infektuar me Covid 47 persona duke e çuar në 1 789 numrin e të infektuarve aktivë në këtë qytet.

Burimet bëjnë me dije se mes të infektuarve me Covid në këtë qytet janë mësues, punonjës fasonerie dhe rastet e tjera janë kontakte me familjarëve.

Në listën e të infektuarve me Covid një ditë më parë janë 3 mësues, tre raste në një biznes privat, tre në fasoneri dhe pjesa tjetër janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm me Covid.
Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar me Covid 892 raste të reja duke e çuar në 108,823 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve kanë humbur jetën 1,835 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu