Koronavirusi preku Artan Lamen, por humb jetën i ati. Dedikimi prekës

0

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka dhënë lajmin e hidhur se babai i tij ka ndërruar jetë. Në një shkrim në Facebook, sqaron se pavarësisht se të gjithë menduan se do ia dilte, e humbi betejën me sëmundjen dhe shprehet i trishtuar se askush nuk iu gjend dot pranë në momentet e fundit.

“Me trishtim ju bëj me dije se babai, Adili, nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen. Të gjithë menduam se do t’ja dilte, por nuk kish qenë e thënë. Iku i qetë, duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit.

Ftoj të gjithë ata që e patën njohur në jetë, ta kujtojnë gjithmonë me humorin e përhershëm dhe dashurinë për jetën”, shkroi Lame.

Mbetet e paqartë nëse ka ndërruar jetë nga koronavirusi apo vuante nga ndonjë sëmundje tjetër. Kujtojmë se ditën e djeshme, Artan Lame rezultoi pozitiv me Covid 19. Lame pati simptoma të koronavirusit dhe kërkoi që ti bënin tamponin, ndërsa kishte vetëm simptoma të buta të sëmundjes dhe ishte në gjendje të qëndrueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu