Nebil Çika:”Babai i Dendias flet pastër shqip.”

0

Gazetari Nebil Çika me anë të një statusi në rrjetet soaciale, ka treguar një episod të jetës së tij, me protagonist babain e ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias.

Gazetari Çika tregon se Dendias është me origjinë shqiptare, dhe se në një takim që ka realizuar me të atin e ministrit, në vitin 1994, Spiro Dede.

Sipas gazetarit, të atit të Nikos Dendias i pëlqente të mbante në zyrën e tij, bustin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, dhe se origjinën e tij shqiptare e ka deklaruar gjatë një vizite me një grup gazetarësh, në Korfuz.

Postimi:

“Të paret e mi ishin luftëtarë te tij “ -Ç’farë më tha i ati i ministrit te jashtëm grek per Skënderbeun !

Këto dite ka qarkulluar në media një lajm për origjinën shqiptare të ministrit te jashtëm grek Nikos Dendias i cili vizito Shqipërinë , në të cilin jam përmendur edhe unë.

Është e vërtetë që e kam takuar disa herë të atin e tij.

Spiro Dede (Dendias) kur botoja e drejtoja gazetën “Saranda” në Sarandë .

Në fillim të viteve 1990 ishte biznesmen dhe kryetar i “Dhomës se Tregtisë ” së Korfuzit. Fliste shumë mirë shqip.

Jo vetëm nuk e mohonte por edhe e theksonte faktin që ishte nga Iliazi një fshat i Bashkisë Himarës , një fshat vetëm pak kilometra ne brendësi të Shqipërisë nga fshati im Borshi .

Të qenit “patriotë” , nga e njëjta zonë na e bënte më të lehtë komunikimin.

Origjinën e tij shqiptarë na e ka deklaruar edhe publikisht kur bashkë me një grup gazetarësh të tjerë ishim të ftuar në Korfuz në 1994 kur Gjermani i dorëzonte Greqisë kryesimin e BE.

Në axhendë kishim edhe një vizitë në dhomën e Tregtisë së Korfuzit ku na priti Spiro Dede . Në zyrën e vet mbante bustin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbut.

 Më bëri përshtypje dhe e pyeta pak i habitur: Se pse mbante në një dhomë tregtie heroin kombëtar të vendit tim. E di që është një prijës e luftëtar i madh por për tregtar nuk e di të ketë qenë – e pyeta ,jo pa qëllim .

Përgjigja e Spiro Dedes më befasoi e me pëlqeu shumë :

“Për tre arsye e mbaj ne zyrë Skënderbeun. E para – ishte një gjeneral i madh! E dyta- luftoi kundër turqve! Dhe e treta, që është edhe restoja ime për ty, (mu drejtua mua )- është se të paret e mi ishin luftëtarë të tij .”

Që Nikos Dendias është me gjak shqiptari kjo nuk vihet në dyshim , por për të gjaku nuk duket se ka rendësi, rëndësi ka si ndjehet e për kë punon ai dhe është e sigurt që deri tani punon për Greqinë.

Qënia e tij gjenetikisht shqiptare nuk i sjell asnjë favor Shqipërisë. 50 % të gjakut, shqiptar, e ka edhe kryeministri Micotaqis . Marika, nëna e tij ishte nga familjet e njohura shqiptare ( arvanitase) të Athinës .

Por sa ai, 50 % shqiptar, e ka gjakun edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama . Gjaku ka rëndësinë e vete në veprimet e një njeriu por ne kemi parë se shumë herë gjëmën, si popull e komb, na e kanë bërë njerëz me gjak shqiptari.

Por me që lajmi u botua në kuadër të marrëdhënieve me Greqinë, ja vlen të kujtojmë se edhe Nepolon Zerva, që drejtoi gjenocidin ndaj çamëve, me gjak shqiptari ishte! Nebil Çika”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu