Korrupsioni në INUV Elbasan, GJKKO lë të lirë Gentian Bakon

0

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu Gentian Bakon punonjësin e INUV Elbasan që ishte shpallur në kërkim nga SPAK për një rast korrupsioni.

Një ditë më parë gjyqtaria e çështjes Elsa Ulliri ka pranuar në mënyrë të pjesshme kërkesën e tij për lirimin nga qelia. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” çdo të mërkurë në orën 14:00.

Çështja fillimisht është hapur nga Prokuroria e Elbasanit ku u proceduan me masën e sigurisë “arrest në burg” kryeinspektori i INUV, Andri Mehja dhe inspektorit Bardhyl Qehja.

Bako ka dalë nga hetimi i SPAK, se ka bashkëpunuar me dy personat e tjerë të mësipërm për marrjen ryshfetit nga një qytetar, me synim mos i prishnin shtëpinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu