Koulibaly tregon prapaskenën e merkatos: Ramos është një idhull për të gjithë!

0

Napoli edhe pse mes shumë klubeve që pretendonin shërbimet e tij dhe ofronin një shumë të konsiderueshme parash, ia doli ta mbante në organikë Kalidou Koulibaly.

Mbrojtësi vlerësohet si një nga më të mirët në rolin e tij, ndërsa së fundmi vetë senegalezi ka zbuluar se ka qenë më së shumti i kërkuar nga PSG, por napoletanët këmbëngulën shumë për të mos e lënë të largohej drejt Parisit.

“Në merkato kam pasur diskutime me shumë klube, mes tyre edhe PSG. Ka pasur një interesim nga ana e tyre, por nuk më pëlqen të tregoj shumë detaje. Napoli vendosi të më mbante në ekip dhe kjo është shenjë vlerësimi për mua, është shenjë dashurie nga ana e klubit dhe tifozëve.

Do të vazhdoj të punoj për të qenë një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Më gëzon shumë fakti që PSG ka menduar për mua, do të thotë se njerëzit e shohin se po bëj mirë dhe kjo më inkurajon shumë. Është bukur edhe të përafrohesh me një si Sergio Ramos, i cili është një idhull për të gjithë”, u shpreh Koulibaly

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu