Në prag të miratimit të projekt-buxhetit për vitin 2026, në Elbasan është zhvilluar një takim pune i dedikuar ndarjes së fondeve për sportin dhe kulturën. Drejtori i Agjencisë, Artin Kovaçi, tha se sektori qw ai kryeson ka njohur rritje të ndjeshme në aktivitet dhe mbështetje, ndërsa gjatë vitit që po lëmë pas janë zhvilluar dhjetëra aktivitete të suksesshme kulturore e sportive.Duke iu referuar sfidave të këtij sektori, Kovaçi theksoi se një nga pengesat kryesore ka qenë ngërçi ligjor që lidhet me funksionimin e sportit në nivel vendor, çka ka kufizuar zhvillimin e plotë të tij.
Sipas Kovaçit, prioritetet kryesore për vitin 2026 përfshijnë tre pika kryesore.
Drejtuesi i Agjencisë së Artit, Kulturës dhe Sportit theksoi se këto masa do të garantojnë një zhvillim më të qëndrueshëm, profesional dhe transparent të sportit në Elbasan, duke e kthyer qytetin në një qendër aktive sportive në nivel rajonal dhe kombëtar.





