TIRANË
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar një projekt-vendim për fletët e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “Balkanweb” se vendimi do të hidhet për shqyrtim dhe votim, në mbledhjen e nesërme të KQZ-së.
Gjithsej në rang kombëtar, janë 5 199 qendra votimi, zgjedhës janë 3 588 869, kurse fletë votimi janë 3 660 647.