KQZ miraton rezultatet e votimit të zgjedhjeve të 25 prillit për 11 qarqet

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar një mbledhje pasditen e sotme, ku si rend dite është miratimi i votimeve të 25 prillit për 11 qarqet e vendit.

KQZ ka miratuar pak ditë më parë rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Kukësit, si për subjektet politike, ashtu edhe për kandidatët. Në qarkun e Kukësit, PD mori 2 mandate me 62.27% të votave, ndërsa PS mori 1 mandat me 35.84 %, ndërsa në mbledhjen e KQZ nuk pati asnjë kundërshtim nga përfaqësuesit e partive politike për rezultatin.

Sot është miratuar rezultati i votimit për qarkun e Beratit, ku PS mori 5 mandate dhe PD mori 2 mandate. Gjithashtu është miratuar Durrësi, votat për subjektet dhe për kandidatët për deputetë, ku PS mori 8 mandate dhe PD mori 6.

E treta në radhë ka qenë Dibra, e cila gjithashtu u miratua, sa i takon rezultatit për subjektet dhe kandidatët për deputetë. Në Dibër PD mori 3 deputetë dhe PS 2.

Miratohet votimi për qarkun e Shkodrës. PD mori 5 mandate, PS 3, PSD 2 dhe LSI 1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here