Drejtuesi i Prokuroroisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, deklaroi në emisionin Infofocus se organi i akuzës në Elbasan ka në proces hetimi raste korrupsioni dhe abuzimi me detyrën të funksionarëve shtetërorë.
‘Ne kemi pasur rezultate që janë bërë publike në nivel bashkie, por kemi në proces edhe shpejt do të kemi edhe rezultate të tjera’, u shprej ai.
Ajazi u ndal në mënyrë të veçantë në aksionet e bujshme të Prokurorisë së Elbasanit si në ato kundër trafiqeve të drogës, ashtu edhe për veprat penale të vrasjes.
Lidhur me rastin e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, ai tha se ‘parimisht bashkëpunëtori është burim prove i KPP dhe mbetet edhe prova kryesore sepse tregon edhe për ngjarjen si ka ndodhur. Të penduarit e drejtësisë tregojnë edhe për mënyrën se si është organizuar apo funksionon një grup kriminal ku ndoshta hetimet nga organi i akuzës nuk do ti mësonte kurrë. Deklarimet provohen nëse ato që deklaron përputhen me provat dhe më pas edhe me hetime të mëvonshme’.
Në mënyrë të veçantë ai u ndal në parandalimin e trafikut të drogave në shkolla, një fenomen shqetësues jo vetëm për qytetin e Elbasanit.
‘Ne zhvillojme hetime proaktive të godasim që ushtrojnë veprimtarinë e shpërndarjes së lëndëve natrkotike, por kur ato shpërndahen në afërsi të shkolla përbën një çështje akoma më të rëndë penale.’ Infoweb Media