Krijohet gropa misterioze pranë minierës në Kili, autoritetet nisin hetimet

0

Autoritetet kiliane po hetojnë një gropë me diametër rreth 25 metra që u shfaq gjatë fundjavës në një zonë minierash. Mediat kiliane treguan imazhe ajrore të vrimës në tokë të minuar nga Lundin Mining, një kompani kanadeze, rreth 665 km në veri të kryeqytetit, Santiago.

Sipas Guardian, Shërbimi kombëtar i gjeologjisë dhe minierave, Sernageomin, u bë i vetëdijshëm për gropën të shtunën dhe kishte dërguar personel të specializuar në zonë, tha drejtori i agjencisë David Montenegro.

“Ka një distancë të konsiderueshme, afërsisht 200 metra, deri në fund. Ne nuk kemi zbuluar asnjë material atje poshtë, por kemi parë praninë e shumë ujit.”-tha ai.

Në një deklaratë të hënën pasdite, Lundin Mining tha se gropa nuk preku asnjë punonjës apo anëtarë të komunitetit dhe kishte “mbetur e qëndrueshme” që kur u zbulua për herë të parë.

“Me zbulimin, zona u izolua menjëherë dhe u njoftuan autoritetet përkatëse rregullatore. Nuk ka pasur asnjë ndikim në personel, pajisje apo infrastrukturë”, thuhet në deklaratë.

Lundin Mining tha se një analizë teknike ishte duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.

“Shtëpia më e afërt është më shumë se 600 metra larg, ndërsa çdo zonë e populluar ose shërbim publik është pothuajse një kilometër larg zonës së prekur.”-tha ai.

Lundin Mining zotëron 80% të pronës dhe pjesa tjetër mbahet nga Korporata Sumitomo e Japonisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu