Krim në familje! Burri vret gruan, më pas veten

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë. Mësohet se një grua rreth të 50-ve është vrarë nga burri i saj mëngjesin e sotëm dhe më pasi burri ka vrarë edhe vetën. Sipas mediave vendase vrasja dhe vetëvrasja ka ndodhur me armë zjarri, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes në afërsi të viktimave. Dy viktimat janë të moshës rreth 50-vjeç, ndërsa motivet që çuan deri te tragjedia mbeten akoma të paqarta. Policia është deklaruar për rastin, në njoftimin e tyre thuhet se hetimet për zbardhjen e rastit kanë nisur. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se Policia është informuar për dy të pajetë rreth orës 09:00.

Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu