Tjetër aksident i rëndë në Elbasan, automjeti përplaset me makinën e policisë rrugore

0

Një tjetër aksident është regjistruar gjatë orëve të pasdites në Elbasan. Një automjet është përplasur me makinën e policisë rrugore.

Si pasojë e kësaj përplasje ka pësuar tronditje, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i mjetit, ndërsa efektivët e policisë rrugore nuk kanë pësuar asgjë.

Ngjarja ndodhi në rrugën e vjetër Elbasan-Metalurgji në afërsi të kryqëzimit që të dërgon tek fabrika e çimentos.
Dy mjetet janë përplasur në mënyrë ballore mes tyre.

Po punohet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu