Dita e Verës/ Trafik i rënduar në rrugët e Elbasanit

0

Një ditë para Ditës së Verës trafiku I automjeteve është rënduar shumë në qytetin e Elbasanit. Vendet me më shumë trafik janë në zonën e rrethrrotullimit pranë Bashkisë Elbasan, në rrethrrotullimin e 1 Majit, në rrethrrotullimin e Postës ,në kryqëzimin e Cerrikut.

Situata vështirsohet akoma më tej edhe për shkak të vendosjes së blloqeve në disa segmente ku po kryhen rikonstruksione rrugës.

Jashtë kamerave shoferët dhe qytetarët shprehen të revoltuar dhe kërkojnë që të merren masa për normalizimin e trafikut që sipas tyre edhe në ditë të zakonshme është bërë një tmerr i vërtetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu