Krimet tek të miturit në Elbasan shënojnë rritje,psikologët rendisin arsyet

0

Të dhënat zyrtare flasin për një rritje në Shqipëri të procedimeve penale për të miturit në konflikt me ligjin. Veprat penale lidhen kryesisht me narkotikët dhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërsa të dhënat e gjykatës së  Shkallёs sё Parё të Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan, flasin për rritje të veprave penale tek të miturit, psikologët rendisin faktorët që ndikojnë. Sonila Jaupbashi e vë theksin te ndikimi i rrjeteve sociale dhe zbehja e rolit të familjes, pasi prindërit po kalojnë gjithnjë e më pak kohë efektive  me fëmijët e tyre pasi fokusohen te angazhimet e përditshme.

Por cilat janë masat që instuticionet përkatëse duhet të marrin  për ndërgjegjësimin  e adoleshentëve? Jaupbashi kërkon një bashkëpunim të trinomit,familje-shkollë- shoqëri.Qytetarët pohojnë se shkak i agresivitetit tek të miturit janë disa faktorë, por ata vetë e vënë theksin te kushtet ekonomike dhe trendet e kohës.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare gjatë vitit 2022, bazuar në dispozitat e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, u regjistruan në Shqipëri 821 procedime penale për të miturit në konflikt me ligjin, me një rritje prej 16,6% krahasuar me vitin 2021.

Infoweb Media/ Entela Duka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu