Krimi i dyfishtë në Kavajë/Ja kush është Bilbil Shirja

0

Personi që shihni në foto është Bilbil Shirja, 48-vjeçari nga Kavaja, i cili dogji të gjallë brenda në makinë gruan e tij Fëllënxa, dhe më pas u vetëvar në pemë, duke i dhënë fund jetës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, ndërkohë që çifti ishin prindër të një vajze të martuar, dhe të një djali 17-vjeçar.

Shirja, i cili mbante dhe emrin Majkell, në rrjetet sociale, jetonte së bashku me bashkëshorten e tij në fshatin Manskuri të Kavajës, ndërsa ky krim i dyfishtë ka lënë të shokuar të gjithë banorët e zonës dhe fqinjët që i njihnin.

Bilbil dhe Fëllënxa Shirja ishin në proces divorci dhe ditën e hënë ata kishin seancën përfundimtare.

Çifti ka pasur konflikte të herëpashershme në familje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.

Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu