Krimi i organizuar në Shqipëri/ Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet me politikën, drejtësinë dhe Policinë

0

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se përgjimet nga Sky ECC treguan haptazi lidhjet e krimit të organizuar në vend. I ftuar në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, Dumani theksoi se tashmë kemi një panoramë më të qartë të krimit të organizuar në Shqipëri, por edhe në një shtrirje më të gjerë gjeografike, të aktiviteteve të synuara të krimit të organizuar shqiptar.

Dumani shprehet se me përdorimin e SKY, u ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

“Sky ECC është një ndër provat e trajtuara gjatë fazës së hetimit paraprak. Por edhe bashkëpunimi në kuadër të SKY ECC është një tjetër tregues i nivelit të zbatimit të ligjit kanë te SPAK dhe që i dhanë mundësi SPAK-ut të punojë me prova të kësaj natyre, falë edhe të dhënave të përfituara nga SKY, ne tashmë kemi një panoramë më të qartë të krimit të organizuar shqiptar, të shtrirjes gjeografike, të aktiviteteve të synuara të krimit të organizuar shqiptar, të aleancave me grupet e tjera kriminale jo shqiptare, të fuqisë financiare të tyre.

Gjithashtu procedimet penale kur përdorëm SKY na dhanë mundësi të ekspozonim lidhjet e krimit të organizuar me politikën, me gjyqtarë, me prokurorë, me funksionarë të lartë policie dhe me përfaqësues të lartë të administratës”, u shpreh Dumani për emisionin “3D”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu