Krimi zgjedhor, SPAK merr telefona në Elbasan, skaner 1 biznesi dhe kontrollohen disa banesa

0

Pas qytetit të Kavajës, ku BKH kontrolloi ambjentet e banesës së Elvis Rroshit dhe 4 personave të tjerë, mëngjesin e sotëm një njësi e BKH-së ka mbëritur në qytetin e Elbasanit, për të kryer kontrollin e disa banesave.

Kontrollet janë kryer edhe me mbështetjen e Policisë së Qarkut.

Bëhet fjalë për ekzekutimin e një vendimi penale të marë nga Gjykata e Posacame Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku siç mëson gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, kontrollet janë kryer në ambjentet e një biznesi privat, në një lokal dhe në tre banesa.

Deri në këtë fazë kontrollet janë duke u kryer dhe ende nuk dihet se kush janë personat që po targetohet nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Hetimi ndaj këtij rasti ka nisur disa ditë para zhvillimit të procesit të Zgjedhjeve të 11 Majit, ndërsa kontrollet po kryhen 7 ditë pasi procesi i votimit dhe numërimit është mbyllur në këtë qark, ku fituese me 10 mandate deputeti doli Partia Socialiste.

Mësohet se hetimi i SPAK është përqëndruar në akuzën e “Korrupsionit zgjedhor”, ndërsa gjatë ditës së sotme janë sekuestruar aparate telefonike, paisje DVR dhe material të ndryshme.

Ky është operacioni i parë që SPAK, ndërhyn në qytetin e Elbasanit, megjithëse gjatë fushatësh elektorale dhe ditës së zgjedhjeve të 11 Majit, Task-Forca e SPAK nuk shënoi në këtë qark asnjë rast të korrupsionit dhe manipulimit të vullnetit të zgjedhësve.