ITALI- Vrasje në Pescara. Të shtëna më armë janë raportuar në një lokal, jo shumë larg qendrës, ku një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në fytyrë. Viktima quhej Walter Albi, 66 vjeç, i regjistruar në regjistrin e arkitektëve ndërsa i plagosur rëndë është Luca Cavallito, 48 vjeç, një ish-futbollist me precedentë penalë, shkruan Tgcom24.
Autori, pasi kreu krimin u largua duke ikur me motor.
Alarmi është dhënë nga një punonjës lokali, i cili u fsheh poshtë një tavoline dhe ka kontaktuar me 118 duke folur me zë të ulët.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë banimi disa qindra metra larg qendrës së qytetit, pranë një parku dhe duket si një ekzekutim. Madje kryebashkiaku flet për “larje hesapesh”.
Disa dëshmitarë flasin për një dinamikë brutale dhe të trazuar. “Ik, ik po i qëllojnë të gjithë”. Kështu bërtitën disa djem që ndodheshin aty pranë dhe u larguan pas të shtënave. Një rrëmujë, me njerëz të fshehur pas mureve.
Sulmuesi ishte i veshur tërësisht me të zeza dhe me një maskë të plotë të fytyrës dhe iku me një motoçikletë me fuqi të lartë.