Kriza nga Covid,Norvegjia:Të brendshmet e ushtarëve do të përdoren edhe nga rekrutët

0

Rekrutët norvegjezë duhet të kthejnë të brendshmet e tyre pas përfundimit të shërbimit ushtarak për rekrutët e ardhshëm. The Guardian shkruan se kjo gjo po bëhet në Norvegji pasi ushtria po lufton me pakësimin e furnizimeve për shkak të Covid.

Norvegjia, e cila ruan kufijtë veriorë të NATO-s dhe ndan një kufi me Rusinë, thërret rreth 8,000 të rinj dhe të reja për shërbimin ushtarak çdo vit dhe më parë i lejonin rekrutët e sapo liruar të largoheshin nga kazermat me të brendshmet që u ishin dhënë.

Por pandemia ka tendosur seriozisht fluksin e furnizimeve me mbylljen e fabrikave dhe problemet e transportit, duke bërë që ushtria norvegjeze t’u kërkojë rekrutëve të dorëzojnë të brendshme, duke përfshirë reçipetat dhe çorapet. Edhe pse fillimisht vullnetare, tani është bërë e detyrueshme, njoftoi transmetuesi publik NRK të premten.

“Tani që kemi zgjedhur të ripërdorim këtë pjesë të kompletit, kjo na ndihmon. … Ne nuk kemi mjaftueshëm magazinë. Tekstilet lahen, pastrohen dhe kontrollohen. Ajo që shpërndajmë janë në gjendje të mirë”, tha zëdhënësi i logjistikës së mbrojtjes Hans Meisingset.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu