Kroos i bashkohet kritikëve: Messi nuk e meritonte, ja kush duhet ta fitonte “Topin e Artë”

0

Fitimi i “Topit të Artë” nga Lionel Messi për herën e shtatë ka shkaktuar polemika të shumta në ambientin sportiv.

Ka shumë analistë, futbollistë dhe trajnerë që mendojnë se e meriton, por disa të tjerë nuk janë i të njëjtit mendim, këtu hyn edhe mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos. Gjermani si gjithmonë respektues, ka uruar Messin që ishte fitues, por beson që bashkëlojtari Karim Benzema e ka merituar këtë trofe.

“Pse Benzema nuk e fitoi Topin e Artë? Çfarë është duke munguar në zgjedhje është vendi i parë. Leo nuk e meritoi këtë çmim”.

“Nuk ka dyshime që se bashku me Cristianon, ka qenë lojtari më i mirë i dekadës së fundit, por këtë vit duhet të ishin të tjerët”.
Ndërkohë, Karim Benzema u rendit i katërti në renditje, ndërsa Cristiano Ronaldo u rendit në vendin e gjashtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu