Strukturë e re sipas modelit austriak, përgatitet krijimi i Policisë Alpine

0

TIRANË – Policia e Shtetit po harton një draft për të krijuar strukturën e re policore, e cila do të quhet Policia Alpine. Kjo njësi e re policore do të shërbejë për të ndihmuar banorët dhe pushuesit që bllokohen në zonat e thella malore si dhe në rastet e kur dëbora bllokon qytetarët në zonat malore.

Kërkesat e shumë qytetarëve kanë shtyrë Policinë e Shtetit që të përgatisë krijimin e një strukture të re policore. Policia Alpine do të jetë e ndërtuar sipas modelit austriak dhe ajo do të pajiset me burimet njerëzore dhe infrastrukturën përkatëse.

Njësitë operative të Policisë Alpine do të vendosen në Alpe, Theth, Valbonë dhe parqet e tjera kombëtare në zonat malore.

Policia e Shtetit ka ndihmuar gjatë këtyre viteve në shpëtimin e turistëve të huaj që bllokoheshin në zonat e thella malore të vendit tonë dhe struktura e re “Policia Alpine” do të japë një ndihmë të madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu