Kryebashkiakët e opozitës pas mbledhjes me Ramën: Garancia ishte, por veprat do të tregojnë sesi do të shkojë

0

Pas mbledhjes së qeverisë dhe kryetarëve të bashkive në Shkodër, drejtues të pushtetit vendor të opozitës që morën pjesë në takim, folën për mediat.

Hil Curri, kreu i bashkisë së Fushë Arrëzit tha se morën pjesë në mbledhjen e thirrur nga Rama sepse problemet e qytetarëve janë më të rëndësishme se politika.

“Ju falenderoj, është mbledhje e të gjithë kryetarëve.

Nuk e pamë në aspektin politik, sepse problemet e qytetarëve janë më të mëdha.

Ne morën një farë garancie dhe bashkëpunimi me ministrat u la një takim njëherë në muaj me ta.

Besoj se opozita… jemi përfaqësues të qytetarëve dhe kur na kërkojnë për takime do ju përgjigjemi”, tha ai.

Fisnik Qosja, kreu i bashkisë së Kavajës, u shpreh si vijon: ‘Kishim kërkesat për të gjitha zonat tona. I shqyrtuan i panë dhe se dimë sesa do të reagojë qeveria.

Garancia ishte, por veprat do të tregojnë sesi do të shkojë. Të vështirë janë të gjitha bashkitë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu