Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, kallzohet SPAK. Ja padia

0

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi përfundon në SPAK. Biznesmeni shkodran Almiro Gurakuqi ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit padinë kundër Ademit për shpërdorim detyre. Gjithçka lidhet me dosjen për privatizimin e klubit të futbollit të Vllaznisë.

Në 11 maj të këtij viti bashkia Shkodër hapi ankandin për shitjen e aksioneve në masën 100%. Pjesë e garës ishte edhe Almiro Gurakuqi, por oferta e tij në datë 19 Maj u skualifikua.


Gurakuqi nuk e la me kaq, por dorëzoi ankimin me argumentet përkatëse që pretendon duke theksuar më tej se “do ta ndjekim në rrugë administrative, por edhe penale”.

Për këtë arsye, ditën e djeshme Gurakuqi dërgoi në SPAK padinë kundër Ademit dhe anëtarëve të Njësisë së Ankandit me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Tashmë i takon SPAK-ut që të flasë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here