Kryebashkiaku i Elbasanit dëshmon për Inceneratorët: S’di gjë për emergjencë mjedisore

0

Pjesë nga biseda:

Jorida Tabaku: Keni pasur kontakteme Klodian Zoton?

Gledian Llatja: Nuk di që Bashkia të ketë pasur kontakte me Zoton.

Luçiano Boçi: Kush ishte drejtor bashkie?

Gledian Llatja: Qazim Sejdini

Luçiano Boçi: Në raport flitet për incenerim apo jo?

Gledian Llatja: Është një studim i madh, nëse e doni të gjithë raportin e vëmë në dispozicion, flitet për venddepozitim mbetjesh

Luçiano Boçi: Venddepozitim mbetjesh është landfill, jo incenerator. E dua të saktë flitet apo jo për incenerim?

Gledian Llatja: Nuk di ta them

Luçiano Boçi: Në vitin 2014 u shpall emergjenca mjedisore, a është mbyllur?

Gledian Llatja: Absolutisht Bashkia e Elbasanit ka akoma një çështje që nuk është zgjidhur. Ndërsa për ndotjen ka marrë zgjedhje dhe ka marrë zgjidhjen e duhur. Ndotja u agravua vit pas viti. Nuk jam në dijeni të shkresës së Sejdinit të vitit 2014. Një akt të tillë nuk ka pasur në dijeninë time.