Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, njofton vendimin e Qeverisë për ndërtimin e Automotoparkut

0

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka njoftuar vendimin e Qeverisë për ndërtimin e Automotoparkut në zonën e Krastës në Elbasan. Llatja e ka shoqëruar me foto të Fletores Zyrtare dhe me foto nga gjendja aktuale dhe se si do transformohet fusha buzë Shkumbinit në atë zonë.
Ja postimi i kryebashkiakut Gledian Llatja:

😇 Qershor plot LAJME të BUKURA!
Zbardhet Vendimi i Qeverisë Shqiptare për AUTO MOTO PARK-un e parë shqiptar 🇦🇱
Një ëndërr e shumëpritur së shpejti realitet!
Një hap historik për automotorizimin shqiptar, për edukimin mbi sigurinë rrugore dhe motosportin, si dhe për promovimin e kulturës automotive! 👐🇦🇱🏁🏎🚘🏍🏆🏅🚥🙌✔️
Cirkuiti i parë shqiptar me pistë ~5.3 km bëhet zyrtarisht me një truall zhvillimor me sipërfaqe prej rreth 550,000+ m2 në Krastë, Elbasan📌, sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK! Autodrom, qendër eventesh indoor dhe outdoor, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, kartodrom, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë mjetesh ajrore ultra të lehta e shumë të tjera!🔝
Investimi përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor! ⚙️🖥🛞👏🏻
Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Edi Rama 🤝🙏💪


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu