Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja i shoqëruar nga deputetja e zonës Desantila Tahiraj, kanë parë nga afër investimet që po kryhen në zonën Shpatit, në Shelcan. Ekipi i Agjensisë së Shërbimeve Publike po ndërhyn në rehabilitimin e një prej rrugëve kryesore rurale të atyre fshatrave që ishte degraduar për ti paraprirë shirave të vjeshtës. Kryebashkiaku pranoi problematikat ende të pazgjidhura ndërsa shtoi se ” me fillimin e shtatorit janë shtuar edhe ritmet e punës .
Gjatë bisedës me banorët Llatja u ndal dhe te vëmendja që duhet të marrë në vijim bujqësia dhe blektoria për të cilën tha se kërkesat e fermerëve do tia delegojë Ministrisë së Bujqësisë.
Të pranishëm me banorët e zonës ishin dhe dy shtetas hollandezë të cilët prej kohësh jetojnë në Shelcan.