Kryebashkiaku Mariglen Disha i sjell fat ekipit/Sopoti fiton në Luz 3 pikë!

0
Screenshot

U luajtën sot ndeshjet e Kategorisë së Dytë.

Sopoti ka marrë 3 pikë të vlefshme në transfertë teksa u përball këtë të shtunë me ekipin Luzi 2008.Librazhdasit zhvilluan një lojë mjaft të mirë, teksa  u treguan të kujdeshëm në mbrojte, duke e bllokuar disa herë kundërshtarin.Të organizuar dhe të saktë djemtë e Sopotit u treguan edhe në sulm teksa në minutën e 30 e zhbllokoi sfidën Rachid, duke stakuar shifrat e takimit.Ekipi librazhdas ka regjistruar një fitore të madhe në këtë sfidë të vështirë, duke siguruar 3 pikë dhe duke e ngushtuar diferencën në vetëm 1 pikë nga kryesuesit!

Kryebashkiaku Mariglen Disha ka ndjekur në stadium sfidën mes Luzi 2008 dhe Sopotit.Nëpërmjet një vodeo live nga stadiumi Disha thotë se rruga drejt Kategorisë së Parë vazhdon me vendosmëri dhe besim!/Infoweb Media