Kryebashkiaku në detyrë i Himarës del sot para GJKKO, pritet masa e sigurisë

0

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, kryetari në detyrë i Bashkisë Himarë do të dalë sot para GJKKO. Ai ka mbërritur në Gjykatë, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Goro u arrestua më 23 mars, me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, në dy episode, ku përfitues fundor i truallit, me një siperfaqe në total prej 10592 m2, ka qenë biznesmeni Artan Gaçi, ish deputet i PS. Pasi ka përfituar tokën, është pajisur me leje për ndertimin e nje kompleksi turistik.

Në seancën e sotme do verifikohen edhe masat e sigurisë për 4 të akuzuarit e tjerë, dy prej tyre ende në kërkim.

Në GJKKO u paraqit ish kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj dhe ish-juristi në këtë institucion, Vezir Gjikoka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu