Ditën e premte në mesditë Kryetari i Bashkis Cërrik Andis Salla ka pritur Drejtuesin Politik të qarkut Arbjan Mazniku dhe bashkë me të dhe deputetin e zonës Shkëlqim Bullari, kanë inspektuar disa punë të mira që janë bërê për banorët në disa njësi të Bashkis Cërrik. Si fillim kanë qënë në Xibrakë të Shalësit, që tashmë do të ketë një ambulanc të rikonstruktuar komplet dhe do ti shërbej 2300 banorëve të fshatit. Më pas Kryebashkiaku Salla dhe drejtuesi politik Mazniku si dhe deputeti Bullari kanë qënë në njësin Gostimë, ku atje kanë inspektuar punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës me gjatësi lineare 12 kilometër dhe mbulon ujitjen e 350 hektarë tokë. Dhe në fund kanë qënë në njësinë Klos dhe në shtëpinë e Nuri Xherija dhe bashkëshortes së tij, që përfituan banesën e re nga programi i strehimit social të Bashkisë. Drejtuesi politik i qarkut Mazniku ka falenderuar kryebashkiakun Salla, për punët e mira që ka bërë për banorët e Bashkis së madhe të Cërrikut. Nga ana tjetër Kryetari Andis Salla është shprehur se do të vazhdojnë punët e mira dhe projektet që kemi ne për të gjitha njësit e Bashkis Cërrik.