Stefan Lofven nuk do të jetë më kryeministri i Suedisë. Ai është dorëhequr nga posti pas mocionit të mosbesimit nga parlamenti.
Ai mund ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme, por i ka dhënë shansin kryeparlamentarit të kërkojë një mazhorancë të re për të formuar një qeveri të përkohshme deri në zgjedhjet e ardhshme.
Nga koalicioni qeverisës do të dalë edhe kryeministri i ri, raportojnë mediat suedeze.
Lofven qeveriste Suedinë me partinë e majtë e cila inicioi mocionin e mosbesimit ndaj tij për shkak të një krisje për kontrollet mbi qiratë. Partia në fjalë u tërhoq nga koalicioni dhe kjo gjë solli rrëzimin e Lofven nga posti i kryetarit të qeverisë.