Kryeministri Rama: Duhet të merresh me hesapet që ke hapur me drejtësinë

0

Kryeministri Edi Rama është rimarrë për të disatën herë ditën e sotme me deklaratën e Xhelal Mziut i cili pohoi nga Maqellara se kush shkon për të blerë vota do ketë fatin e atyre në Elbasan.

Rama duket se çështjen e Maqellarës e ka lënë në dorën e drejtësisë, ndërkohë që gjyqin e Mziut ka vendosur ta bëjë vetë.

Teksa shpërndan videon e kandidatit të PD-së, Rama e këshillon të përqëndrohet fort tek hesapet që ka hapur me drejtësinë.

Rama: Jam dakord me ty Xhelal dhe shqiptarët bash ashtu do të bëjnë, prandaj rri pa merak e përqëndrohu fort tek hesapet e mëdha që ke hapur me drejtësinë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu