Kryeministri Rama flet për herë të parë për vizitën në Greqi. Çfarë thotë për takimin me Mitsotakis në shtëpinë e tij

0

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vizitën në Greqi, ku u takua me homologun Mitsotakis duke thënë e falenderuar për mikpritjen dhe u shpreh se bënë një bilanc të situatës mbi Covidin.

Me anë të një shkrimi në Twitter, theksoi se diskutuan edhe për marrëdhënien mes dy vendeve dhe problematikave rajonale. Në takimin e tyre ishte edhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias dhe Eleni Sourani, ambasadorja e Greqisë në Shqipëri.

Edi Rama: Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike.

Ndërkohë nuk dha asnjë detaj në lidhje me mesazhin që përflitej se do të çonte nga Turqia, ku qëndroi për dy ditë drejt Athinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu