Kryeministri Rama shpjegon emrin “Zayed” të Aeroportit të Kukësit

0

Kryeministri Edi Rama, nga Kukësi, duke folur për inaugurimin e Aeroportit të ri në këtë qytet, deklaroi se sot është një ditë e veçantë për shqiptarinë.

“Unë jam real dhe aeroporti është real. Ma kanë lexuar librin e shtëpisë me pasion, sa herë që flisja për aeroportin e Kukësit. Njëri quhej Edi Rama dhe ishte PD-në, ishte real edhe ai. Gjatë e kishte Eduard, por e thërrisnin Edi Rama. E takova këtë që më shante, e i thashë si e hëngre këtë rrenë. Më tha ta shohim deri në fund a e mban dot llafin. Tjetri që fola ishte demokrat e tha e mbajte llafin. I treti më tha se a ka vend për patronazhist te PS se nuk kthehem më. Sot një ditë e veçantë për shqiptarinë”, tha Rama.

Edi Rama ka shpjeguar edhe pse aeroporti mban emrin “Zayed – Flatrat e Veriut”, duke kujtuar faktin se në Kukës qëndruan shqiptarët e dëbuar nga regjimi kriminal serb i kohës.

 

 

“Ky aeroport quhet Zajed – Flatrat e veriut, sepse është ndër të tjera edhe vend kujtese. Është tempull i kujtesës të kësaj zone. Në këtë zonë u ngrit edhe kampi i madh i atyre që u shpërngulën me dhunë dhe ishin viktima të spastrimit etnik. Muhamed Zajed është i birri i një burri të urtë që ka njohur kjo botë, që arriti t’ju pajë jetë Emirateve të Bashkuara Arabe. Sheikët erdhën këtu dhe u kujdesën për refugjatët e luftës. Babai i Zajed kishte dhënë urdhër që të hapej pista.

Gjurma e aeroportit është nga ajo kohë, kur ndodhte pastrim etnik. Babai i Zajed e merrte në telefon të birin dhe i thoshte që të shpërndajë ndihma dhe të mos kishte dallime për arsye fetare. Aeroporti është edhe “Flatrat e veriut”, sepse këtu në Kukës është veriu i Shqipërisë, por andej nga erdhën vëllezërit e motrat tanë është veriu i shqiptarisë. Andej kishte zhvillime të mëdha , që përfundoi me pavarësinë e Kosovës. Këtu u shkrua një faqe e shenjtë e historisë shqiptare”, u shpreh Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here